Presidentja do të dërgojë përfaqësues në diskutimin e Ambasadës së ShBA-së për Asociacionin
27 janar 2023
| 23:00
Presidentja Vjosa Osmani do të dërgojë përfaqësues të saj tek ambasada amerikane, në diskutimin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar këshilltari për Media në presidencë, Bekim Kupina.
“Presidentja Osmani do ta dërgojë një përfaqësues të Kabinetit të saj në këtë takim”, thuhet në përgjigjen e Kupinës.
Diskutimi pritet të mbahet më 31 janar, i cili sipas ambasadës, bëhet me qëllim që të avancojë mirëkuptimin e ndërsjellë për përkushtimin ndaj Asociacionit, në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Burime të Klankosova.tv brenda partive parlamentare kanë thënë se do të marrin pjesë në këtë diskutim.