Presidentja e KE-së apel liderëve të BE-së: Të hapen negociatat me Shqipërinë
Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen u kërkuar liderëve të Bashkimit Evropian që të fillojnë menjëherë bisedimet e anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ajo ka theksuar se Rusia ose Kina mund të plotësojnë boshllëkun nëse Bashkimi Evropian nuk është i pranishëm në rajon.
Në një fjalim në përkujtim të 30-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, Von der Leyen ka pohuar se Evropa “ka kërkuar shumë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, dhe ata i kanë përmbushur të gjitha”.
“Tani ne duhet të jemi të vërtetë me fjalën tonë dhe të fillojnë bisedimet e pranimit”, ka deklaruar ajo, transmeton “TCh”.
Ajo ka thënë se, liderët e BE-së kanë vonuar mundësinë e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor që prej 2003-s.
Ursula Von der Leyen ka paralajmëruar se nëse Brukseli nuk ofron një perspektivë evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor “të tjerët do të mbushin boshllëkun – Kina, Rusia, Turqia ose Arabia Saudite”.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ishte i vetmi udhëheqës i BE-së që bllokoi bisedimet si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë në mbledhjen e fundit të Këshillit Evropian.