Presidentja e KE-së: Kurrë s’do ta lejojmë Putinin që ta shkatërrojë Ukrainën

01 mars 2022 | 14:20

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, gjatë fjalimit të saj në Parlamentin Evropian, ka thënë se BE-ja s’do ta lejojë kurrë presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin, që ta shkatërrojë Ukrainën

Von der Leyen pas kësaj deklarate është pritur me ovacione dhe duartrokitje nga eurodeputetët.

“Brenda Ukrainës, kanë filluar vdekjet e njerëzve të pafajshëm, burra, gra, e fëmijë po vdesin sepse presidenti Putin ka vendosur që shteti i tyre, Ukraina s’ka të drejtë të ekzistojë dhe ne s’do ta lejojmë kurrë, kurrë që kjo të ndodhë, dhe kurrë, kurrë s’do ta pranojmë këtë”, ka thënë von der Leyen gjatë fjalimit në Parlamentin Evropian për agresionin rus në Ukrainë.

Putini ka urdhëruar ushtrinë e tij që ta sulmojë Ukrainën në mëngjesin e 24 shkurtit. Ukraina po sulmohet nga tri anët, përmes kufirit me Rusinë, Bjellorusinë dhe nga gadishulli i Krimesë të cilin e ka aneksuar Rusia në vitin 2014.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia është duke u përballur me telashe të shumta, pasi…