Presidentja e KE-së pritet në takim nga kryeministri Kurti
29 shtator 2021
| 11:12
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, është duke zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Më herët, ajo është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku nuk ka pasur konferencë për media.
Prezenca e presidentes së Komisionit Evropian në Prishtinë vjen në kuadër të vizitave që është duke i zhvilluar nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.