Presidentja e KE-së: S’mund ta lejojmë Rusinë ta minojë ekzistencën e Ukrainës
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ka thënë se qëllimi i Kremlinit është shkatërrimi ushtarak, politik dhe ekonomik i Ukrainës.
Ajo ka thënë se Rusia donte të minonte ekzistencën e Ukrainës si shtet dhe kjo nuk mund të lejohej të ndodhte.
“BE-ja do të krijojë një platformë rindërtimi për të bashkërenduar rindërtimin e Ukrainës sapo të përfundojë lufta”, ka thënë ajo.
Platforma do të përdoret për të hartuar nevojat për investime, për të koordinuar veprimet dhe burimet e kanaleve, ka thënë ajo në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës në Zvicër.
BE-ja ka mobilizuar rreth 6.2 miliardë euro në mbështetje financiare për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit, ka thënë zyrtarja evropiane.
“Dhe, më shumë do të vijnë. Ne do të angazhohemi në mënyrë thelbësore në rindërtimin afatmesëm dhe afatgjatë”, ka thënë ajo.