Presidentja e KE-së vjen në Kosovë, pritet nga Osmani
30 tetor 2023
| 13:42
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ka arritur për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ajo është pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas takimit në presidencë, Osmani dhe presidentja e KE-së do të mbajnë një konferencë të përbashkët për medie.
Më të përfunduar konferencën për medie, presidentja e KE-së do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.
Pas vizitës në Prishtinë, Von der Leyen pasdite do të udhëtojë për në Beograd, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq.
Ursula von der Leyen e ka nisur të dielën në Maqedoninë e Veriut. Ajo do të qëndrojë për vizitë edhe në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë.