![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/Ursula-von-der-Leyen.jpg)
Presidentja e Komisionit Evropian: Do të avokojmë për heqjen e vizave për Kosovën
02 qershor 2021
| 13:01
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, e cila ka shkruar se perspektiva kredibile e BE-së për Ballkanin Perëndimor mbetet prioritet i Komisionit Evropian.
Në këtë letër, ajo ka potencuar edhe pritshmëritë për një bashkëpunim në thellimin e marrëdhënieve me BE-në.
Po ashtu, ajo ka theksuar rëndësinë e reformave dhe procesit të dialogut.
Më tutje, Von Der Leyen, ka potencuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke e konfirmuar angazhimin e Komisionit Evropian për avokim në drejtim të marrjes së një vendimi pozitiv nga ana e BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.