Presidentja e Komisionit Evropian viziton Kosovën më 29 shtator

15 shtator 2021 | 16:05

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen më 29 shtator do të vizitojë Kosovën.

Të njëjtën ditë do të vizitojë edhe Malin e Zi, ndërkohë që një ditë më herët, më 28 shtator, do të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në rrugëtimin e saj në rajon ajo më 30 shtator do të vizitojë Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Von der Leyen në fjalimin e saj në Parlamentin Evropian për “Gjendjen e Unionit” ka folur edhe për rëndësinë që rajoni i Ballkanit Perëndimor ka për Bashkimin Evropian.

“Investimet në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor janë investime në të ardhmen e Bashkimit Evropian”, ka thënë Von der Leyen. Ka përmendur edhe planet e BE-së për investime në rajon duke thënë se investimet e përgjithshme të BE-së përbëjnë 1/3 e bruto-prodhimit vendor të rajonit.

Gjatë debatit në parlamentin Evropian edhe ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Anzhe Logar, vend që kryeson Bashkimin Evropian deri në fund të këtij viti, ka folur për të njëjtën temë rreth zgjerimit dhe Ballkanit Perendimor, duke i quajtur si prioritet dhe duke paralajmëruar se kësaj teme do t’i kushtohet samiti i radhës i BE-së në fillim të tetorit në Slloveni.

Pikërisht në prag të këtij samiti do të zhvillohet edhe vizita e Von der Leyen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin e gjerë se…