Presidentja e Kroacisë kërcen me lojtarët në dhomat e zhveshjes (video)
08 korrik 2018
| 13:29
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq përveç mbështetjes që i ka dhënë reprezentacionit kroat gjatë gjithë ndeshjes ndaj Rusisë, pas përfundimit të saj ka shkuar në dhomat e zhveshjes për të përgëzuar skuadrën dhe stafin drejtues.
Ajo gjatë gjithë kohës ka mbajtur veshur fanellën e Kroacisë dhe ka festuar e kërcyer, si një tifoze ultras.