Presidentja e Kroacisë mbron temën e doktoraturës
03 tetor 2018
| 22:25
Kolinda Grabar-Kitaroviq, kryetare e Kroacisë e ka mbrojtur temën e doktoraturës nga fusha e marrëdhënie ndërkombëtare në Fakultetin e Shkencave Politike në Zagreb.
Grabar-Kitaroviq në Fakultet kishte shkuar gjysmë ore para fillimit të mbrojtjes për ç’gjë u detyrua të sqarohej në detaje pse si dhe tregonte se me ç’tezë do ta shkruante punimin e vet të doktoraturës, ka përcjellë RTL kroat, transmeton Koha.net.
“Po ndihem si çdo doktorant tjetër në Fakultetin e Shkencave Politike, asgjë ndryshe. Natyrisht se jam e emocionuar dhe jam e gatshme”, ka thënë për Grabar-Kitaroviq për RTL para hyrjes në Fakultetet dhe para se ta mbronte temën.