Presidentja e Maqedonisë fillon “gjahun” ndaj ambasadorëve shqiptarë, kthen në vend 4 prej tyre

13 nëntor 2024 | 09:10

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka tërhequr shtatë ambasadorë. Në dekretet nuk përmenden arsyet pse janë tërhequr këta ambasadorë, ndërsa nuk ka sqarim as nga Kabineti i Siljanovskës. Bëhet fjalë për ambasadorë të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm në pesë vende dhe dy organizata. Në mesin e tyre është edhe ambasadori i Maqedonisë në NATO, Dane Taleski, i cili, sipas vendimit, do të qëndrojë ambasador deri më 15 janar 2025, ndërsa gjashtë të tjerëve mandati i përfundon më 30 nëntor të këtij viti.

Nga 1 dhjetori i përfundon mandati Teuta Agai Demjaha, shefe e misionit ekzistues të Maqedonisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Ndër ambasadorët e tjerë të tërhequr janë Danço Markovski nga Shqipëria, Maria Efremova nga Sleia e Shenjtë në Vatikan, Faton Beita nga Danimarka, Sali Limani nga Kazakistani dhe Shaban Jashari nga Katari

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmet ajrore izraelite vranë të paktën 46 persona në Rripin…