Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut rindez tensionet me Greqinë. Reagon Ursula Von Der Leyen

12 maj 2024 | 19:05

Gordana Silianovska Davkova bëri këtë të dielë betimin si Presidente e Republikës së Maqedonisë së Veriut , e para grua në këtë detyrë të rëndësishme.

Në fjalën e saj pas ceremonisë së inagurimit, ashtu siç edhe kishte premtuar gjatë fushatës, ajo tha se do të jetë president e të gjithëve.

“Do të jem presidente edhe në anën e majtë edhe në anën e djathtë. Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, nuk do të bëj dallim mes tyre, as në bazë etnike, as fetare, as gjinore, e as në çfarëdo dallimi tjetër”, tha presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova.

Gratë dhe roli i tyre në shoqëri ishin gjithashtu në fokus të fjalës së saj të parë si presidente e Maqedonisë së Veriut.

Por cfarë ranë sy, dhe u bë shkak për nisjen e një krize të re në politikën e jashtme , ishte mosshqiptimi sakte i emrit të vendit, siç shkruhet në kushtetutë. Stiljanova tha gjatë gjithë fjalimit të saj ‘Maqedoni’ në vend të ‘Maqedoni e Veriut’.

Kjo bëri që ambasadorja greke në shkup sofia Philippido, të largohej nga salla në shenjë proteste, me direktiva nga Ministria greke e Punëve të jashtme e cila nuk vonoi të reagonte.

“Ky akt shkel në mënyrë flagrante Marrëveshjen e Prespës si dhe Kushtetutën e shtetit fqinj, e cila është harmonizuar me detyrimet e tij ndërkombëtare. Qeveria greke, megjithë kundërshtimet e respektoi marrëveshjen si një traktat ndërkombëtar të ratifikuar që ka përparësi ndaj çdo dispozite tjetër të ligjit.”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Gjithashtu presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen kërkoi respektimin e marrëveshjes.

“Që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj të suksesshme për anëtarësimin në BE, është thelbësore që vendi të vazhdojë në rrugën e reformave dhe respektimin e plotë të marrëveshjeve të saj detyruese, përfshirë Marrëveshjen e Prespës.”, tha Ursula Von Der Leyen.

Maqedonia e veriut bëri ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimin e emrin sipas marrëveshjes së Prespës për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Greqinë disa vite më parë ndërsa partia e sapo ardhur në pushtet VMRO DPMNE ka qenë kundër saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vit pas marrëveshjes së Ohrit, perspektivat për përparim midis…