Presidentja e Sllovenisë në tetor viziton Kosovën: Nuk duam konflikte në Ballkan
Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pric Musar, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i vazhdojnë bisedimet.
Pas një takimit që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, “Kosovo-Online” ka raportuar se ajo ka deklaruar që të dyja palët duhet të t’i redikutojnë konfliktet dhe provokimet.
“Sa i përket Kosovës, unë dhe presidenti i Serbisë kemi kaluar shumë kohë duke folur, dhe në fund, jemi pajtuar që është e nevojshme që të respektohen marrëveshjet dhe të fuqizohet dialogu…”, ka thënë ajo.
Më tutje, ajo ka bërë me dije se në tetor do të udhëtojë për në Prishtinë.
“Në tetor do të udhëtoj për në Prishtinë. Pozicioni i BE-së dhe Sllovenisë është i qartë: dialog, dialog. Ne nuk duam më shumë konflikte në territorin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ajo.