Presidentja e Sllovenisë pritet me ceremoni shtetërore nga Bajram Begaj
23 maj 2024
| 10:56
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur homologen e tij sllovene, Natasha Pirc Musar në ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes në presidencë.
Presidentja sllovene është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesën e homologut shqiptar.
Ceremonia është pasur me një takim kokë më kokë dhe më pas me takimin e zgjeruar mes delegacioneve të Shqipërisë dhe Sllovenisë.
Begaj dhe presidentja sllovene, Musar do të kenë gjithashtu një konferencë të përbashkët shtypi të parashikuar në orën 11:20.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni që e shoqëron pritet të vizitojnë disa pika tërheqëse turistike të Shqipërisë