Presidentja e Sllovenisë pritet të vizitojë trupat sllovene në KFOR
Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc do të vizitojë sot (e mërkurë) Kosovën.
Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca e Sllovenisë është thënë se ajo do të jetë e shoqëruar nga shefi i shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura sllovene, gjenerallejtënant Robert Glavash.
Aty thuhet se dyshja në fjalë do të vizitojnë pjesëtarët e kontingjentit të 50-të të Forcave të Armatosura Sllovene, pra forcat që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
Pirc do të takohet me shtabin komandues të këtij operacioni dhe do të mësojë për detyrat dhe projektet që Sllovenia po i zbaton në Kosovë.
Ajo do të marrë pjesë edhe në një koncert të grupit të Forcave të Armatosura sllovene “Naboj”.
Ndër tjera është se Pirc do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani.