Presidentja: ‘Epopeja e Dukagjinit’ është një nga ngjarjet më heroike të luftës së UÇK-së

24 mars 2023 | 15:15

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar “Epopenë e Dukagjinit”.

Osmani ka thënë se “Epopeja e Dukagjinit” është një nga ngjarjet më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit.

“‘Epopeja e Dukagjinit’ është një nga ngjarjet më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit. Më 24 mars 1998 forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë sulmuan Gllogjanin, teksa familja Haradinaj me qëndresën heroike tregoi se liria ishte e panegociueshme. Dëshmorët Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj në këtë ditë ranë në altarin e lirisë, ndaj sot e përherë i kujtojmë me respekt, sikurse edhe të gjithë ata që luftuan dhe që përmbushën ëndrrën e brezave për shtet. Epopeja u zhvillua në të njëjtën ditë kur nisën bombardimet e NATO-s kundrejt caqeve të regjimit gjenocidal të Serbisë, ndaj ajo paraqet fillet e lirisë, vulën e së cilës ia dhanë veprimet ushtarake të Aleancës Veri-Atlantike. Respekt dhe kujtim i përhershëm për të gjithë luftëtarët e UÇK-së dhe të gjithë miqtë tanë që mbështetën luftën tonë për liri dhe shtetndërtim!”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Frank Warren, promotori i boksierit kampion bote në peshën e…