Presidentja i dorëzon Ismail Kadaresë, Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës
05 shtator 2023
| 20:20
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka dorëzuar shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare, Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.
Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës”, ka bërë me dije ajo.
Osmani, përmes një postimi në platformën Facebook, ka shkruar se Kadare vazhdon të pushtojë botën me rrëfimet e tij.
“Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun”, ka përmbyllur Osmani postimin.