PRESIDENTJA I JEP LEKSION AUTOKRATIK BE-së

21 tetor 2021 | 13:03

Shkruan: Hajdin Abazi

Raporti i Progresit nxori në pah disa dobësi të manifestuara nga pushtetarët e rinj të Kosovës, kritikë kjo e mbështetur, pasi që tregon pikat e dobëta dhe kahet e korrektimit.

Ndër të tjera, raporti kishte kritikuar shkarkimin e ish-kryetares së KQZ si të pabazuar në ligj, shkarkim i cili kishte ardhur pas dështimit të Presidentes që ta shantazhonte znj. Valdete Daka
Në një konference_per_media, ajo reagoi jo për mosliberalizim të vizave, po “e hudhi poshtë” e vlerësimit të BE-së në lidhje me vendimet e saja.
Në artikulimin e Presidentes mungonte vetëm edhe një fjali e stilit të diktatorëve “se ju po ndërhyni në punët e brendshme të një shteti sovran”.

Ajo ju bëri të ditur europianëve një gjë që ata me sa duket nuk e kishin haberë, se ”Legjislacioni parasheh që presidentja është autoritet kompetent për të emëruar kryesuesen e KQZ-së si dhe për ndërprerjen e mandatit të saj”.

Eshtë “autoriteti kompetent” i derivon të drejtën për të emëruar e shkarkuar gjithsecilin që ajo “vlerëson”!

Dhe kushdo, vendor apo europian, që konteston ndonjë vendim të Presidentes duhet ta dijë se është “kercenim”!
Pse, vallë, ju të BE-së merreni me Presidenten e Kosovës, kur keni sa të duash kryetitullarë shtetesh në botë që krye më vete marrin vendime!?
Doni fakte: ju kujohet Iraki, Libia… po sot Irani, Rusia, Kina, Koreja e Veriut…

Ndaj tyre heshtnit e heshtni, e Kosovën e qortoni!
A veç pse ende nuk kemi artileri të rëndë të sofistikuar dhe as armë bërthamore!?
Nëse këto nuk i kemi, Kosova ka një Presidente!
Ju mund të thoni po, ama presidentë kishte Kosova edhe më përpara.

Kishte, veçse ata ju patën mësuar keq, të heshtnin ndaj vlerësimeve tuaja, shumë-shumë thoshin ndonjë fjalë pakënaqësie si nën hundë, pa ju shkuar ndërmend të ju bënin karshillëk.
Tash është ndryshe, sepse “there is a new Sheriff in town”. Nuk e them unë, e ka thënë dikur vetë Presidentja!

Presidentja, si “a new Sherif”, e përdor si të dojë ajo ligjin në “town” Kosovën!?
Mos u merrni me “ndërprerjen e mandateve” që i bën ajo, sepse ajo mund ta konsiderojë këtë si “kompliment”!

Në Kosovë po se po, por edhe në BE, duhet ta mësojnë se çka thotë Presidentja se është e drejtë, ajo dhe vetëm ajo është e drejtë!
Pas konferences_per_media ku Presidentja ju ligjëroi për legjislacionin e Kosovës, duhet të mësojë bota mbarë, prej Brukselit e deri në Londër e Washington, se
” presidentja është autoriteti emërues dhe shkarkues dhe që bën vlerësimin e integritetit”.
Pikë.

Nuk ka ndonjë autoritet tjetër në Kosovë, përveç Presidentes!
Fjala e saj është si e Faraonit!
Stop.

Nëse Presidentja është “autoriteti… që bën vlerësimin…” pavarësisht ligjeve, kësaj i thonë autokraci.
Autokraci domethënë tërë pushteti në duart e Presidentes.

Se Presidentja është autokrate, nuk janë të paktë ata që e kanë kuptuar më herët, sidomos ata që e kanë përjetuar “në shpinën e tyre kamxhikun fshikullues” të “vlerësimit” të saj pa bazë ligjore dhe duke keqkpërdorur “diskrecionin”.
Tash, me stil të njëjtë, Presidentja po e “kundërvlerëson” edhe Bashkimin Europian, mbase në bazë të “autoritetit kompetent”!
Mundet të ketë dashur t’u thotë se “unë e di se çka është më e mira për ne”, se demokracia e re e Kosovës duhet të ketë frymën autokratike të Presidentes, nëse dëshiron të jetë demokraci – i pëlqeu apo jo BE-së a kujtdoqoftë tjetër!
Nuk do të habitesha aspak po qe se një ditë do të dëgjoja se autokratizmi i Presidentes është i ”shëndetshëm” për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova e ka shënuar një rënie të madhe në ranglistën…