Presidentja ka shkelur Kushtetutën, po e shqyrtojmë a do ta çojmë në Gjykatë

19 tetor 2023 | 08:18

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se vendimi për mosdekretimin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit nga presidentja Vjosa Osmani është konfirmim i asaj që ka thënë kryeministri Kurti në Kuvend të Kosovës.

Sipas Krasniqit, kryeministri kishte thënë se prokurori Blerim Jusufaj nuk do të bëhet Kryeprokuror Shteti.

“Presidentja na ka konfirmuar atë se çfarë e ka deklaruar kryeministri para disa muajve në Kuvendin e Kosovës, që kurrë sa të jem unë kryeministër ky njeri nuk bëhet kryeprokuror dhe ky është konfirmim”, tha Krasniqi për ‘RTK Prime’.

Ai, mes të tjerash, vuri në dukje se kjo është hera e parë që ndodhë në histori të Kosovës dhe shtoi se PDK dje menjëherë pas këtij veprimi, ka mbledhur ekspertët, për t’u shqyrtuar nëse një gjë e tillë duhet të ketë përgjigjeje e adresimit në gjykatën kushtetuese ose jo.

“Unë besoj që një përgjigje të tillë ne do ta japim shumë shpejtë, por ajo që mund të them me bindje është se presidentja tashmë e ka shkelur Kushtetutën”, deklaroi kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Ajo që unë e kam parë shumë problematike tek deklarata e presidentit Makron më shumë sesa konfuzioni: a janë suspenduar vizat apo jo, është fakti se Makron, në njëfarë forme i quajti të pabesë udhëheqësit e Kosovës”, tha Krasniqi, teksa shtoi se fjalia e tij ishte pala ndërkombëtare po mban fjalën pro janë këta që nuk po e mbajnë fjalën, duke aluduar në përfaqësuesit e Kosovës  dhe të Serbisë.

“Në marrëdhëniet ndërkombëtare, përfaqësuesit e shtetit, në mënyrë të veçantë nuk do të duhej të shihen ashtu sidomos nga partnerët e rëndësishëm dhe nga vendimmarrësit kryesor në BE”, tha Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi një takim me anëtarët e…