Presidentja kroate: Shqiptarët kanë sakrifikuar për Kroacinë
19 korrik 2018
| 12:04
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ishte e pranishme paraditen e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë, me ç’rast ka deklaruar se Shqipëria ka qenë mike e Kroacisë kur miqtë ishin të paktë.
“Shumë shqiptarë sakrifikuan jetën e tyre për Kroacinë dhe ne nuk harrojmë. Hapja e ambasadës kroate në Tiranë në vitin 1994 ishte një ngjarje e madhe për marrëdhëniet mes dy vendeve. Tani, Kroacia dhe Shqipëria marrin pjesë bashkë në operacionet në Afganistan. Kroacia e mbështet fuqishëm perspektivën evropiane të Shqipërisë, rrugën drejt integrimit në BE dhe mirëpret progresin e bërë nga Shqipëria”, ka thënë presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq. (TCh)