Presidentja në Harvard: Kur një grua është e vendosur ta arrijë suksesin, s’ka fuqi që e ndal

14 maj 2023 | 08:16

Osmani ka njoftuar për fjalimet e takimet që ka pasë në Universitetin e Harvardit ku edhe mbajti një fjalim si folëse kryesore.

Ajo fjalimin e saj e nisi duke thënë se gratë mund të arrijnë sukses kur janë të vendosura.

“Kur një grua është e vendosur të arrijë suksesin, s’ka fuqi që e ndal”, tha Osmani para audiencës në Harvard. Ajo e theksoi që Kosova edhe pse shtet i ri deri më tani është udhëhequr nga dy gra presidente Osmani pas pjesëmarrjes në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III udhëtoi direkt për në SHBA.

Më poshtë aktivitetet e Osmanit që zhvilloi në Harvard:

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar Universitetin e Harvardit, me ç’rast:

➡️ ishte folëse kryesore në konferencën ndërkombëtare Global Empowerment Meeting 2023,  “Rritja në një botë të gjelbër”(Growing in a green ëorld) me ç’rast foli për ‘titulli i fjalimit!

➡️ është pritur në takim nga Presidenti i Universitetit të Harvardit, z. Laërence Bacow.

➡️ ishte e ftuar speciale në takimin vjetor të bordit udhëheqës të programit ‘Gratë dhe Politikat Publike’ në Harvard Kennedy School

➡️ ka patur një diskutim përmbajtjesor për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon me stafin, studentë dhe hulumtues në Qendrën për Studime Evropiane

➡️ ka takuar studentë shqiptarë dhe stafin akademik në këtë universitet dhe disa nga universitetet më të dalluara në SHBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 61 bashki të vendit janë hapur 5213 qendra votimi,…