Presidentja: Nekibe Kelmendi është modeli i gruas që aktivizmin politik e profesional e orientoi në dobi të luftës për liri e pavarësi
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar Nekibe Kelmendin në dymbëdhjetë vjetorin e përjetësisë së saj.
Përkujtimi i plotë e Presidentes Osmani:
Ajo ishte një grua e paepur dhe stoike. Qëndroi deri në fund pavarësisht humbjes tragjike të burrit dhe djemve të saj. Nekibe Kelmendi është modeli i gruas që aktivizmin politik e profesional e orientoi në dobi të luftës për liri e pavarësi.
Ajo dha kontribut të çmuar edhe në jetën institucionale pas luftës. Një bashkëpunëtore e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, e cila la pas një trashëgimi të bujshme të angazhimit të saj në vitet më të vështira dhe një model i gruas qëndrestare.
Në dymbëdhjetë vjetorin e përjetësisë së saj, e kujtojmë me respekt këtë figurë, e cila mbetet model i gruas së angazhuar për liri e pavarësi!