Presidentja ngushëllon familjen për vdekjen e Zijadin Gashit

03 dhjetor 2024 | 10:50

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen, të afërmit dhe komunitetin e gazetarëve për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit Zijadin Gashi.

Ajo ka thënë se lajmin për vdekjen e tij e ka marrë me pikëllim të thellë.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Zijadin Gashit, gazetarit të përkushtuar, i cili tërë jetën ia kushtoi punës në media. Karriera e gjatë dhe kontributi i tij në median e shkruar, elektronike dhe televizive u karakterizuan nga integriteti dhe angazhimi i palëkundur për informim të publikut, saktë dhe në mënyrë profesionale. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe komunitetit të gazetarëve! Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Zijadin Gashi”, ka thënë Osmani.

Zijadin Gashi ka ndërruar jetë sot (e martë). Lajmin e ka bërë me dije vajza e tij përmes një njoftimi në “Facebook”, ku ka treguar se gazetari do të varroset sot (e martë).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka lënë të hapur…