Presidentja Osmani bën homazhe te përmendorja e të zhdukurve (foto)

30 gusht 2022 | 11:51

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur.

Ajo ka thënë se familjarët, sikurse edhe e gjithë Kosova ende është në pritje të zbardhjes së fatit të mbi 1600 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Ata janë dhimbja dhe kujtesa jonë kolektive. Ata janë dëshmia e përpjekjes së regjimit gjenocidal serb për shfarosjen tonë. Mbi të gjitha, ata janë pengu i lirisë sonë, ndaj zbardhja e fatit të tyre është përkushtim i çdoditshëm”.

“Paqe të qëndrueshme nuk mund të ketë pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë në luftën e fundit në Kosovë. Jemi të përkushtuar e të vendosur që fati i tyre të zbardhet, e vërteta të ngadhënjejë dhe drejtësia të triumfojë”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka njoftuar se…