![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/01/AB4C86AC-2F9C-4A5D-AF62-71F904672775.jpeg)
Presidentja Osmani bën sot homazhe pranë varrit të ish-presidentit Rugova
21 janar 2023
| 09:36
Presidentja Vjosa Osmani do të bëjë sot homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 17-vjetorit të vdekjes së tij.
Osmani do të vë kurora pranë varrit të tij në Prishtinë, rreth orës 10:00.
Homazhe tek varri i ish-presidentit do të bëj edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpartiakë, rreth orës 09:00.