
Presidentja Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë!
09 prill 2025
| 10:38
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar betejën e Koshares, duke theksuar se është flakadan që nuk shuhet kurrë.
“Aty ku regjimi gjenocidal i Serbisë kishte ngritur murin ndarës me Shqipërinë, vajza e djem të UÇK-së, ngritën një ideal e mbollën guxim e frymëzim për breza të tërë. Aty ku dukej e pamundura, ata sollën fitoren. Kosharja ishte një akt i pastër besimi se për liri, populli i Kosovës është i gatshëm të paguaj çdo çmim. Lavdi përjetë dëshmorëve të lirisë!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.