Presidentja Osmani dekoron me medaljen presidenciale Gardën Kombëtare të Iowa-s
20 maj 2021
| 14:42
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake Gardën Kombëtare të Iowa-s.
Këtë medalje e ka pranuar komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Benjamin Corell.
Me këtë rast, presidentja Osmani, ka thënë se këtë çmim e ndanë si shenjë falënderimi për zhvillimin dhe avancimin e ushtrisë së Kosovës si dhe për kontributin e çdo ushtari amerikan.
Ndërsa gjeneralmajor Benjamin Corell është shprehur i nderuar për nderimin që i ka bërë Kosova ushtrisë amerikane.
“Jam i nderuar që jam personi që në emër të ushtrisë amerikane jam këtu për të marr këtë çmim. Ne jemi miq dhe aleat të gjatë dhe partneriteti mes neve nuk ngjanë me askënd në botë”, ka thënë ai.