Presidentja Osmani dekreton Ligjin e Pagave
04 janar 2023
| 16:35
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar të mërkurë Ligjin e Pagave.
Projektligji për Paga është miratuar në Kuvendin e Kosovës me 22 dhjetor të vitit të kaluar.
“Zyra e Presidentes ka pranuar për shpallje, Ligjin Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, sot, më 4 janar 2023. Pas analizave ligjore nga Zyra e Presidentes, presidentja Osmani e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, po sot, më 4 janar 2023”, është deklaruar Bekim Kupina, këshilltar për Media i Zyrës së Presidentit.
Qëllimi i këtij ligji është që të krijojë një sistem të njëtrajtshëm të pagave në sektorin publik, që përfshin parimet dhe rregullat për përcaktim të pagës në sektorin publik.