Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti nuk marrin pjesë në “Paradën e Krenarisë”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka marrë pjesë në “Paradën e Krenarisë”.
Këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina, ka thënë se shefja e shtetit është në takime.
“Në takime është”, ka thënë ai për “Express”, kur është pyetur se a është duke marrë pjesë presidentja në këtë paradë.
Në këtë aktivitet nuk është parë as kryeministri Albin Kurti.
“Express” ka provuar të kontaktojë edhe me zëdhënësin e qeverisë, Përparim Kryeziu, për mungesën e Kurtit në paradë, por i njëjti deri në momentin e publikimit të këtij teksti nuk ka kthyer përgjigje.
Në ndërkohë nga zyrtarët shtetërorë në paradë është parë vetëm deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi.
Ndërsa nga faktori ndërkombëtar në këtë paradë ka qenë i pranishëm ambasadori amerikan, Philip Kosnett.