Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla udhëtojnë për në Nju-Jork

19 shtator 2021 | 09:05

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York, e shoqëruar edhe nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

“Në margjina të sesionit të 76-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (UNGA) në Nju-Jork, presidentja Osmani do të ketë një sërë takimesh me delegacione të disa shteteve pjesëmarrëse, presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm.

Presidentja Osmani, poashtu do të ketë takim edhe me mërgatën shqiptare në Amerikë, si dhe me figura politike që kanë mbështetur rrugën e Kosovës për pavarësi dhe shtetndërtim. Ndërkaq në Universitetin Columbia, Presidentja do ta ketë një ligjëratë dhe diskutim.

Takimet do të jenë në funksion të përpjekjes për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditëve të fundit në Kosovë ka filluar të ketë rënie…