Presidentja Osmani diskuton të ardhmen euroatlantike të Kosovës në forumin “Alpbach” në Austri

25 gusht 2024 | 22:07

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në Forumin Evropian Alpbach në Austri.

Osmani në një postim në “Facebook” u shpreh se me të rinj e të reja nga e mbarë bota, diskutuar tema të rëndësishme që prekin edhe Kosovën e të ardhmen euroatlantike të saj.

“Sot, në një diskutim dinamik me të rinj dhe të reja nga e gjithë bota, u përqendruam në tema të rëndësishme që prekin Kosovën dhe Evropën, të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, si dhe rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave tona të përbashkëta demokratike,” ka shkruar Osmani.

Forumi Evropian Alpbach është një hapësirë dhe vend për shfaqjen e reflektimit dhe veprimit. Një forum që mbledh të rinj nga Evropa dhe nga e gjithë bota me mendjet më novatore nga politika, biznesi, shoqëria civile, kultura dhe shkenca për të nxitur idetë për një Evropë të fortë dhe demokratike.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/videos/444066845259672/?app=fbl

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Volodymyr Zelensky dëshiron të shohë hapa konkretë diplomatikë përpara se…