Presidentja Osmani do të udhëtojë drejt SHBA-ve më 18 shtator

03 shtator 2021 | 09:06

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të qëndrojë nga data 18 deri më 27 shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burime të Demokracia.com bëjnë të ditur se presidentja do të marrë pjesë në margjinat e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Kjo pritet të jetë vizita e parë e Osmanit në SHBA që kur u zgjodh presidente e Kosovës.

Gjithashtu kujtojmë se Osmani është duke qëndruar në Zvicër në kuadër të Forumin Ekonomik të Zvicrës, ku gjatë ditës së djeshme takoi edhe presidentin zviceran, Guy Parmelin, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, biznesmeni i njohur Gani Dreshaj,…