Presidentja Osmani drekon te “Sofra” e shqiptares në Teksas

14 maj 2024 | 11:10

Shqiptarja nga Prishtina, Albulena Maloku, pronare e restorantit “Sofra” në qytetin e vogël Allen të Teksasit, para dy ditësh ka pritur për drekë presidenten Vjosa Osmani dhe stafin e saj.

Ajo në rrjetet sociale ka shkruar: “Ditë e madhe sot në SOFRA-n tonë dhe ditë historike për qytetin tonë të vogël të lezetshëm Allen, TX. Ishim të nderuar të presim Presidenten Osmani të Republikës së Kosovës dhe stafin e saj për një mëngjes të shijshëm. Faleminderit zonja Presidente që zgjodhët vendin tonë për pak kohë relaksuese pas një jave të nxehtë këtu në TX. Vizita juaj do të thotë një botë për ne dhe ju jemi mirënjohës përgjithmonë!”

Ndërmarrësja Albulena Maloku në muret e restorantit “Sofra” ka varur dhjetëra piktura me motive kombëtare shqiptare. Në një kënd të restorantit ajo ka shtruar edhe sofrën e bukës, kurse përskaj saj plisin dhe flamurin kombëtar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dan Petresku po përgatit transferimet e para te CFR Cluj.…