Presidentja Osmani: E kemi obligim angazhimin për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit
Presidentja Vjosa Osmani e ka kujtuar veprimtarin Ukshin Hoti në 25-vjetorin e zhdukjes së tij. Siç theksohet në komunikatën e Presidencës, Osmani ka thënë se prej 25-vjetësh, emri i intelektualit e atdhetarit Ukshin Hoti mbetet në listat e personave të zhdukur me dhunë nga regjimi gjenocidal i Serbisë.
“Më 16 maj 1999, ai u lirua nga burgu i Dubravës, porse nga ajo ditë, fati i tij, njësoj sikurse edhe mbi 1600 të zhdukurve me dhunë mbetet peng i politikave të vazhdueshme të Serbisë, e cila fle mbi varreza masive”, ka theksuar presidentja.
“’Ku është Ukshin Hoti?!’, ende tingëllon si thirrje për zbardhjen e fatit të intelektualit e veprimtarit, i cili angazhimin për Republikë e pati kauzë jetësore. Kosova tashmë është Republikë ndaj e kemi obligim angazhimin për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit dhe për drejtësi.
Jemi të përkushtuar që krahas me zbardhjen e fatit të tij, ta vendosim drejtësinë në mënyrë që historia të mos na përsëritet”, ka thënë Osmani.
Postimi i plotë: