Presidentja Osmani e mbyllë konsullatën e Kosovës në Zarë të Kroacisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një dekreti presidencial ka vendosur ta mbyllë Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës, me seli në Zarë të Kroacisë.
Në qytetin e Zarës, sipas disa të dhënave, jetojnë shumë shqiptarë të Kosovës, por kjo nuk e ka penguar fare Osmanin që t’i lë pa shërbime shqiptarët atje.
Demokracia.com ka siguruar dekretin e nënshkruar nga Vjosa Osmani më datë 28.10.2022.
“Mbyllet Misioni Konsullor i Republikës së Kosovës, në nivel të Konsullatës së Përgjithshme në Republikën e Kroacisë, me seli në Zarë”, thuhet në dekretin e Osmanit.
Udhëzohet Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti.
“Dekreti hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, thuhet në dekret.
Ndryshe, në diplomaci shpeshherë konsiderohet edhe mungesë respekti mbyllja e një misioni diplomatik ose konsullor për shtetet mike.