Presidentja Osmani emëron anëtaren e re të KQZ-së
20 tetor 2023
| 16:14
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar Mufera Srbica Şinik, anëtare të re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Şinik është propozuar nga Partia Demokratike Turke të Kosovës (KDTP).
Anëtarja e re e KQZ është zotuar se do t’i kryej në mënyrë të ndershme detyra e saj.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me kompetencat e saj ka emëruar anëtaren e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), znj. Mufera Srbica Şinik të propozuar nga Partia Demokratike Turke të Kosovës (KDTP). Në ceremoninë e betimit para presidentes, anëtarja e re e KQZ-së deklaroi se do t’i kryej detyrat e saj si anëtare e KQZ-së në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme dhe profesionale”, është thënë në njoftimin e Presidencës.