Presidentja Osmani është pjesë e aferave korruptive
Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, tha se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pjesë e dështimeve të qeverisë Kurti pasi, siç tha ajo, asnjëherë nuk iu ka dëgjuar zëri. Madje Ahmetaj e ka akuzuar Osmanin, duke thënë se është pjesë e aferave korruptive dhe se dështimet e Kosovës e bartin vulën e saj.
“Presidentja Osmani qështë përgjegjëse për të gjitha këto veprimet e kësaj qeverie sepse deri sot dhe vazhdojnë të jenë bashkë, asnjëherë nuk ju ka dëgjuar zëri për të gjitha dështimet. Ajo është e futur thellë në të gjitha aferat korruptive dhe dështimet dështimet e Kosovës e bartin edhe vul%n e saj”, tha Ahmetaj.
Ajo gjithashtu foli edhe për përplasjen mes kryeministrit Kurtit dhe presidentes Osmanit, për çka tha se ‘Kurti dhe Osmani kanë konflikte për çështje banale”.