Presidentja Osmani feston sot ditëlindjen

17 maj 2022 | 08:27

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 40 vjet, shkruan Express.

Osmani ka lindur më 17 maj 1982 në Mitrovicë.

Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka mbaruar në Mitrovicë. Ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet Master dhe studimet e Doktoraturës i ka mbaruar në Universitetin e Pittsburgh-ut në Pensilvani, ShBA.

Është zgjedhur deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës në pesë mandate. Më 4 prill të vitit 2021, Osmani është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LV-së, Armend Muja, ka folur për vizitën e…