Presidentja Osmani: Flokët i fenirata pas 12 vjetësh, më bindi Valdrini
17 maj 2022
| 15:53
Presidentja Vjosa Osmani, ka marrë vëmendje mbrëmë me dukjen në sfilatën e organizuar nga disenjatori Valdrin Sahiti.
Ajo është shfaqur në këtë event me flokë të drejta, e jo dredha siç jemi mësuar ta shohim.
E për këtë ka treguar edhe arsyen. Ajo ka thënë se ka qenë Sahiti, ai që e ka bindur që t’i fenirat flokët pas 12 vjetësh.
“Është shumë kritik, shumë kërkues. M’ka bind me i fenirat flokët mbas 12 viteve, kështu që kjo tregon shumëçka”, ka thënë Osmani.