Presidentja Osmani i uron Starlinkut mirëseardhje në Kosovë

21 dhjetor 2024 | 22:04

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink.

“Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në platformën X, duke etiketuar kompanisë Starlink dhe inovatorin Elon Musk.

Rrjeti i satelitëve të internetit, Starlink, tani është i çasshëm edhe mbi territorin e Republikës së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vet Starlink.

“Interneti me shpejtësi të lartë dhe me vonesë të ulët i Starlink tani është i disponueshëm në Kosovë!”, thuhet në njoftim.

Shtrirja e tij e gjen Kosovën ndër vendet e para të Ballkanit Perëndimor që përfiton nga ky shërbim.

Postimi më pas është shpërndarë edhe nga i pari i kompanisë SpaceX, Elon Musk. /Reporteri.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përplasja e një autobusi pasagjerësh me një kamion të shtunën…