Presidentja Osmani: Jashtëzakonisht krenare me ushtarët tanë
08 maj 2021
| 19:54
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) së bashku me Ushtrinë Amerikanë kanë zbarkuar në Kuvajt.
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se është jashtëzakonisht krenare me ushtarët e FSK-së, të cilët po e lartësojnë flamurin e Republikës së Kosovës në Kuvajt.
“Kosova do të jap kontributin e saj në misione paqëruajtëse në botë përkrah aleatëve tanë. Falenderim i veçantë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Gardës Kombëtare të Iowas”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në “Facbook”.