
Presidentja Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës në shtëpinë e familjes Vejsa
02 prill 2023
| 21:32
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës në shtëpinë e familjes Vejsa.
24 vjet më parë, familjet Vejsa, Caka, Haxhiavdija, Nuqi, Hoxha dhe Gashi, të strehuar në bodrumin e familjes Vejsa, përjetuan egërsinë e regjimit gjenocidal të Serbisë, i cili vrau mizorisht dhe më pas i dogji 20 gra, fëmijë dhe një burrë.
Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to.