![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/osmani-12.jpg)
Presidentja Osmani kërkon ndihmën e Bangladeshit për njohje të reja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës në Nju Jork ka takuar kryeministren e Bangladeshit, Sheikh Hasina Wazed.
Marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë vlerësuar miqësore, teksa presidentja Osmani ka theksuar domosdoshmërinë e avancimit të marrëdhënieve ndërshtetërore.
Në përpjekjen e Kosovës për konsolidimin e pozitës ndërkombëtare, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova e sheh Bangladeshin një aleat, andaj ka kërkuar ndihmën e këtij shteti për njohje nga vendet fqinje të tij.
Në të njëjtën kohë, presidentja Osmani ka kërkuar mbështetjen e Bangladeshit për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
Sipas presidentes Osmani, Kosova do të bëj përpjekje për rritjen e shkëmbimit tregtar me këtë shtet.
Në takim me Sheikh Hasina është diskutuar edhe për një sërë marrëveshjes, të cilat pritet të nënshkruhen ndërmjet dy shteteve, në mesin e të cilave edhe ajo për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal.