
Presidentja Osmani: Kosova dhe Polonia kanë hyrë një kapitull të ri të bashkëpunimit
09 nëntor 2022
| 14:12
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se me vendosjen e marrëdhënieve konsullore, Kosova dhe Polonia tashmë kanë hyrë në një kapitull të ri të bashkëpunimit.
“Ne e mirëpresim ngrohtësisht këtë vendim, i cili është një dëshmi e forcës së partneritetit tonë dhe e vizionit tonë të përbashkët për paqen dhe sigurinë evropiane”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “Twitter”.