Presidentja Osmani kujton masakrën e Lybeniqit
01 prill 2024
| 10:41
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Lybeniqit.
Ajo në një deklaratë për medie ka theksuar se 25 vjet më parë, regjimi gjenocidal i Serbisë, sikurse në shumë anë të Kosovës, dëshmoi barbarinë e tij, duke vrarë 79 civilë të fshatit Lybeniq.
“Tendenca për shfarosje të popullit shqiptar nuk kurseu as Muhametin 18 muajsh dhe Leonardin, 7-vjeçar. Është obligim i yni institucional që asnjëherë të mos i ndalim përpjekjet tona për vendosjen e drejtësisë për viktimat, duke i dhënë kuptim lirisë sonë dhe duke e mbrojtur të vërtetën. Qoftë i perhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, ka thënë Osmani.