Presidentja Osmani kujton veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26- vjetorin e vrasjes

11 janar 2025 | 10:57

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26- vjetorin e vrasjes.

Në një njoftim të lëshuar për media, Osmani thotë se kujtimi për Enver Malokun është i përhershëm, teksa puna dhe sakrifica e tij janë pjesë e historisë së vendit.

Sipas saj, e vërteta që ai mbrojti do të jetojë gjithmonë dhe do të mbrohet kur autorët të dalin para drejtësisë.

“Enver Maloku ishte profesionist i fjalës së shkruar, luftëtar i mendimit të lirë dhe  njeriu që me guxim dhe përkushtim mbrojti idealet e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Si bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, ai ishte shtyllë e informacionit të drejtë dhe të paanshëm në kohë të errëta, kur e vërteta rrezikohej nga dhuna dhe shtypja”.

“Lavdi jetës dhe veprës së Enver Malokut!”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si sot e tridhjetë e dy vite më parë jemi…