Presidentja Osmani kujton Xhemajl Mustafën në 23-vjetorin e vrasjes
23 nëntor 2023
| 13:53
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar politikanin dhe intelektualin Xhemajl Mustafa në 23-vjetorin e vrasjes.
Në vijim gjeni të plotë përkujtimin e Presidentes Osmani:
Ai ishte më shumë se një politikan, një bartës i së vërtetës dhe njeri me virtyte, duke e vënë gjithë potencialin e tij intelektual në shërbim të luftës për liri e pavarësi.
Vrasja e tij na i kujton sfidat e ashpra me të cilat u përball shoqëria jonë atëkohë.
Trashëgimia e tij do të jetojë përherë në zemrat tona, teksa vizioni i tij për Kosovën e pavarur është testamenti i përmbushur.
Autorët duhet të vihen para drejtësisë, ndërkaq kujtimi për Xhemën do të jetë i përhershëm!