Presidentja Osmani liston takimet në Nju-Jork, e veçon atë me Bidenin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përmbledhur aktivitetet që ka realizuar gjatë qëndrimit të saj në Nju-Jork.
Osmani ka listuar disa nga takime më të rëndësishme atje. Në mesin e shumë takimeve dhe ngjarjeve, ajo e ka veçuar diskutimin me presidentin e ShBA-së, Joe Biden, në kuadër të pritjes vjetore të liderëve nga Shtëpia e Bardhë, për nder të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.
“Pjesëmarrjen në Samitin për Ukrainën, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë, ku Kosova u radhit në mesin e fuqive botërore në mbrojtje të vlerave demokratike; pjesëmarrjen në samitin global për luftën kundër drogave sintetike, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë; vizitën, takimet dhe diskutimet në akademinë ushtarake West Point; pjesëmarrja në drekën e punës organizuar nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian në Nju-Jork, për liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.