Presidentja Osmani: Masat e padrejta të BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen

13 dhjetor 2023 | 13:01

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar kryesuesit e komiteteve parlamentare të 13 shteteve evropiane që kanë dalë me kërkesë për përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell dhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, që masat ndaj Kosovës të hiqen.

Osmani ka thënë se masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të hiqen.

“Faleminderit Alicia Kearns dhe gjithë kryesuesve tjerë nëpër Evropë për përkrahjen tuaj. Paqja dhe siguria lulëzojnë për përgjegjësia dhe drejtësia vihen në qendër të vëmendjes. Masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të hiqen!” , ka shkruar Osmani në “X”.

 

Ndryshe, Kati Schenberger ka bërë thirrje të fortë për tërheqjen menjëherë të sanksioneve ndaj Kosovës dhe për ndëshkimin e kërcënimeve të Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitorja e djeshme ndaj Manchester United, 1-0 në “Old Trafford”,…