Presidentja Osmani mban konferencë për medie

14 prill 2024 | 08:27

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të mbajë konferencë për medie lidhur me Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë, si dhe me rastin e 14 prillit, Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Pjesë e kësaj konference do të jenë edhe znj. Vasfije Krasniqi dhe Shyhrete Tahiri-Sylejmani.

Në këtë konferencë presidentja Osmani do të shpalosë detaje para fillimit të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

“Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, do të mbahet më 15 dhe 16 prill 2024, në Prishtinë, ku do të marrin pjesë personalitete të shumta të jetës politike, shkencore, kulturore dhe nga shoqëria civile nga vende të ndryshme të botës”, njofton Presidenca e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleatët e Izraelit e kanë dënuar ashpër sulmin iranian. Joe…